AKTUALITET, 24 Shkurt 2023, 13:23

Lufta/ Peleshi: Do të mbështesim popullin e Ukrainës ushtarakisht sa kohë të jetë e nevojshme

Lufta/ Peleshi: Do të mbështesim popullin e Ukrainës ushtarakisht

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në aktivitetin e organizuar në Tiranë për 1 vjetorin e nisjes së luftës së Rusisë kundër Ukraniës, është shprehur se Shqipëria do të vijojë ta mbështesë këtë komb edhe ushtarakisht, për aq kohë sa të nevojitet, duke theksuar se “fitorja nuk do vonojë”.

Shqipëria e vogël por ka një zemër të madhe, jemi bashkuar jo vetëm me fjalë por dhe me vepra. Ishim ndër të parët në Evropë që dhamë ndihmën e mbështetjen tonë jo vetëm morale e humanitare por dhe ushtarake.

Do e bëjmë sa kohë të jetë e nevojshme, sado i vogël është kontributi ynë është domethënës. Do të mbështesim popullin e Ukrainës, për të qenë dhe ne pjesë e fitores që jam i bindur nuk do të vonojë“, u shpreh Peleshi.

Niko Peleshi: Sot jemi mbledhur këtu për t’u bërë solidarë me atë që nisi para një viti e e që për fat të keq po vazhdon.

Ky shesh i heroit tonë kombëtar, heroit që luftoi për lirinë e një vendi të vogël e na tregoi si një vend sado i vogël por i bashkuar mund t’i bëjë ballë dhe një perandorie.

Pas disa shekujsh këtë mesazh na i sjell sot Ukraina. Pak kush mund të mendonte se Ukraina do të qendronte kaq fort, se bota e lirë e ndarë nga shumë qendrime do të bashkohej e është kaq e bashkuar sa tregoi mbështetja për Ukrainën.

Sot populli ukrainas po dëshmon një heroizëm të pashoq.

Sot nuk po luftohet vetëm për Ukrainën, por për gjithë këtë botë të vlerave.

Historia ka treguar se ngjarjet shkojnë drejt të mirës, historia nuk mund të shkojë në kohën e luftës mbi harta.

Vlerat e shek 21 do të jenë ato që do të garantojnë fitroren e popullit ukrainas kundër agresionit rus.

Shqipëria e vogël por ka një zemër të madhe, jemi bashkuar jo vetëm me fjalë por dhe me vepra. Ishim ndër të parët në Evropë që dhamë ndihmën e mbështetjen tonë jo vetëm morale e humanitare por dhe ushtarake.

Do e bëjmë sa kohë të jetë e nevojshme, sado i vogël është kontributi ynë është domethënës.

Do të mbështesim popullin e Ukrainës, për të qenë dhe ne pjesë e fitores që jam i bindur nuk do të vonojë.