AKTUALITET, 13 Gusht 2025, 15:39

Opozita e kërkoi me urgjencë, a do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare?

Opozita e kërkoi me urgjencë, a do të mblidhet Këshilli i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me emergjencën e zjarreve në vend, sidomos për shkak të situatës që është krijuar Delvinë dhe Gramsh.

Të njëjtën kërkesë kanë bërë edhe zëra të tjerë opozitarë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare, që drejtohet nga Presidenti Bajram Begaj, nuk do të mblidhet në këto momente.

Sipas burimeve nga Presidenca, Begaj nuk do ta mbledhë në këto momente Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në kushtet kur të gjithë janë në terren, për të ndihmuar sadopak nga atje, përmirësimin e situatës së zjarreve.