AKTUALITET, 19 Korrik 2022, 12:10

Nis në Bruksel Konferenca e parë Ndërqeveritare, përfaqësuesi i BE-së: Mirëpresim faktin që Shqipëria është në përputhshmëri me politikën e jashtme të unionit

Nis në Bruksel Konferenca e parë Ndërqeveritare,

Ka nisur në Bruksel Konfernca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Në fjalën e tij përfaqësuesi i BE-së, bëri me dije hapat në të cilat duhet të kalojë procesi i negociatave për hapjen e kapitujve për anëtarësimin në BE.

Në fjalën e tij ai vlerësoi përputheshmërinë e Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së uniionit dhe inkurajoi vendin për ta vijuar një pozicion të tillë.

“Mirëpresim faktin që Shqipëria është në përputhshmëri me politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së. Inkurajojmë që ajo të vijojë në këtë drejtim.

Anëtarësimi në Be ka të bëjë me zbatimin e “Acquis Communnitaire”.

Bashkëpunimi rajonaj dhe politika e fqinjësisë së mirë janë dy nga pikat kyçe të procesit të anëtarësimit. Shqipëria duhet të angazhohet në këto dy drejtime”, tha përfaqësuesi i BE-së.