AKTUALITET, 19 Korrik 2022, 12:09

Hapja e negociatave/ Josep Borrell flet për sulmin kibernetik: Vendet partnere me ne janë përballur me këtë gjë! Shqipëria mund të mbështetet te BE

Hapja e negociatave/ Josep Borrell flet për sulmin kibernetik: Vendet

Shefi i politikës së Jashtme në Bashkimin Europian Josep Borrell ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave për integrimin në BE.

Ai u ndal edhe te sulmi kibernetik me të cilin është përballur Shqipëria gjatë ditëve të fundit ndërsa shtoi se vendi jonë mund të mbështetet te Bashkimi Europian.

“Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE dhe sot kjo rëndësi po tregohet. E rëndësishme për Shqipërinë dhe BE në tërësi. Në këtë fazë të re Shqipëria do të ketë avantazhet për të shpejtuar reformat e BE. Dhe duke pasururar standardin e BE përmes këtij procesi duke risjellë shoqërinë shqiptare. Sa i përket aspekteve të politikës së jashtme dhe sigurisë dhe harmonizimi juaj në Këshillin e Sigurimit në OKB reflekton drejtimin që keni zgjedhur.

Kjo vjen me një çmim të lartë duke u bërë pjesë e një liste të disa vendeve të padëshirueshme. Në qershor kemi thënë që ju keni harmonizimin me politikat dhe sanksionet që ka vendosur BE. Në këto kohë asgjë nuk është më e qartë se një politikë e jashtme e tillë. Marrëdhëniet tona nuk janë transaksione interesi.

Shqipëria do të mbështet nga BE për t’u përballur me ndikimet armiqësore të vendeve të treta. E dimë sa e vështirë ka qenë për ju që të përballeni me pasojat e luftës s ai përket çmimeve të energjisë elektrike. Shqipëria u shënjestrua nga një sulm kibernetik. Pamë një veprim për t’u përballur në këtë rrezik veçanërisht ata që janë afër politikave tona në rajon”, tha ai.