AKTUALITET, 20 Korrik 2022, 12:17

Ngrihet flamuri i unionit te kryeministria/ Delegacioni i BE: Të lumtur ta shohim duke u valëvitur krah atij shqiptar! Nis një kapitull i ri

Ngrihet flamuri i unionit te kryeministria/ Delegacioni i BE: Të lumtur ta

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka ndarë foto nga ngritja e flamurit të BE përpara kryeministrisë një ditë pas hapjes së negociatave për anëtarësim në union.

Në reagim ata shprehen se janë të lumtur të shohim flamurin e BE duke u valëvitur pranë atij shqiptar duke e cilësuar këtë një kapitur sfidues për Shqipërinë.

“Të lumtur të shohim flamurin e BE-së dhe flamurin shqiptar duke u valëvitur pranë njëri-tjetrit! Një ditë pas nisjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit, flamuri i BE-së u ngrit në krah të atij të Shqipërisë në një ceremoni zyrtare të organizuar nga Qeveria e Shqipërisë.

Një kapitull i rëndësishëm dhe sfidues nisi për Shqipërinë. BE do të qëndrojë pranë Shqipërisë dhe popullit të saj në këtë rrugëtim drejt anëtarësimit në BE duke u mbështetur në tri dekada bashkëpunimi të ngushtë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të realizuar sa më shpejt ëndrrën e popullit shqiptar”, thuhet në reagim.