AKTUALITET, 20 Korrik 2022, 10:58

Nga inceneratorët, te kanabizimi dhe koncesionet/ Vasili: Rama, dekalogu i hajdutit që grabit e rrëmben gjithçka vetëm për veten e tij

Nga inceneratorët, te kanabizimi dhe koncesionet/ Vasili: Rama, dekalogu i

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar më lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama se gabimet e tij në qeverisje nuk kanë ardhur si rrjedhojë e qëllimit për të përfituar në kurriz të të tjerëve.

Përmes një postimi në facebook, numri dy i LSI-së bën një renditje të skandaleve ku ka qenë e përfshirë qeverisja e Ramës, duke filluar nga inceneratorët, te koncesionet e PPP-të dhe deri te ligji për amnistinë fiskale për të pastruar paratë e krimit.

“Dekalogu i hajdutit, qe grabit e rremben gjithshka vetem per veten e tij!

Vodhi dhjetra milion euro dhe vazhdon e vjedh edhe tani qe po flet me inceneratoret.

Grabiti qindra milion euro me koncesione hajdutesh.

Vodhi me qindra milion euro me tendera sekrete edhe kur pandemia merrte jete njerezish.

Mbyti Shqiperine ane e mbane me droge ne çdo cep te vendit.

Beri votime moniste si asnje ne Europe dhe vodhi zgjedhjet me parate e krimit dhe te korrupsionit.

Pastroi dhe pastron parate e qelbura te krimineleve, trafikanteve dhe korrupsionit.

Ka gati aministine per te pastruar edhe me ligj parate e qelbura.

Dhunoi e rrahu njerezit e thjeshte kur ju prishte shtepite pa ligj.

Mbylli me dhune gojen e gazetareve qe i prishnin qetesine.

Shet kufijte e Shqiperise, Kosoves dhe çdo interes kombetar”, shkruan Vasili.