AKTUALITET, 13 Korrik 2023, 22:26

Ngjarje e rëndë në Itali, vdes në punë 18-vjeçari shqiptar

Ngjarje e rëndë në Itali, vdes në punë
Vendi i aksidentit dhe viktima nga Shqipëria

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Porto Sant’Elpidio, në Itali ku ka humbur jetën 18-vjeçar me origjinë shqiptare.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është i riu Franco Mazelli, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e çatisë teksa punonte në fabrikë në zonën industriale.

Mësohet se  tragjedia ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte rreth orës 09:00, teksa viktima banonte bashkë me familjen në Fermano.

Sipas hetimeve paraprake, një pjesë e çatisë është shembur dhe djali u rrëzua duke rënë rreth 10 metra poshtë.

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, i riu nuk arriti të mbijetonte.