AKTUALITET, 13 Korrik 2023, 18:45

“Nuk përmbushin kushtet e sigurisë”, policia bllokoi varkat në liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës, ngrihen në protestë operatorët turistikë

“Nuk përmbushin kushtet e sigurisë”, policia bllokoi

Një ditë më parë, pas një inspektimi, policia bllokoi disa varka në Liqenin e Komanit dhe në Lumin e Shalës, pasi nuk përmbushnin kushtet e sigurisë.

Por ky bllokim ka ngritur në protestë operatorët turistikë. Në takimin me Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës kërkuan më shumë kohë që të pajisen me dokumentacion për mjetet lundruese që i përdorin për transportin e turisteve.

Ata thanë se bllokimi i varkave i penalizon dhe i dëmton ekonomikisht.

Kryetari i Bashkisë, Kristjan Shkreli përcolli mesazhin e autoriteteve ligjzbatuese e tha se operatorët duhet të plotësojnë kushtet për sigurinë e pushuesve.

Në aksionin e të mërkurës policia bllokoi 38 varka, 5 skafe dhe 1 traget që kishin mangësi në dokumentacion.