TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shtetas 66-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e së enjtes në plazhin e Golemit pasi u fut në ujë.
Policia bën me dije se shtetasi me inicialet M.K, 66-vjeç me banim në Elbasan ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ra në kontakt me ujin e detit në plazhin e Golemit në qytetin e Kavajës.
Të moshuarit i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja plazhit, por fakteqësisht ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Dyshimet e para janë se 66-vjeçari ka vdekur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.
Njoftimi i Policisë
Golem, Kavajë.
Në Golem, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital, me ambulancë, ky shtetas ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.