AKTUALITET, 13 Korrik 2023, 20:13

Konflikti fizik në Kuvendin e Kosovës, BBC ‘jehonë’ ngjarjes: E gjitha ndodhi pas debatit për tensionet në Veri

Konflikti fizik në Kuvendin e Kosovës, BBC ‘jehonë’

Ngjarjet e ndodhura sot në Kuvendin e Kosovës, i ka pasqyruar edhe BBC. Në një artikull të botuar këtë pasdite shkruhet seanca e sotme është shoqëruar me dhunë dhe tensione.

“Grushte në Kuvend, ndërsa kryeministri i Kosovës u lag me ujë teksa shpërtheu një përleshje në parlamentin e vendit“, nis teksti, ndërsa bashkangjitur janë postuar edhe video nga momentin i sherrit.

”Ajo erdhi pas një debati të tensionuar tre-ditor rreth trazirave në veri të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti po i drejtohej sallës kur u shpërthyen tensionet. Një fotografi e tij u gris dhe më pas filluan përplasjet“, thuhet në artikull.