BOTA, 25 Tetor 2024, 11:33

Vritet punonjësja e hotelit me kaçavidë nga një 18-vjeçar

Vritet punonjësja e hotelit me kaçavidë nga një

Një grua që punonte në një hotel për azilkërkuesit në Britaninë e Madhe, dyshohet se u godit për vdekje me kaçavidë nga një adoleshent që jetonte atje.

Rhiannon Skye Whyte, 27 vjeç, u godit në qafë me një kaçavidë në një stacion hekurudhor pasi doli nga puna. Ajo qëndroi e intubuar në spital dhe vdiq tre ditë më vonë.

Një i dyshuar 18-vjeçar u arrestua menjëherë pas sulmit në Rhiannon. 

I dyshuari, Deng Chol Majeck ishte vendosur në Park Inn by Radisson Hotel, ku punonte Rhiannon.