AKTUALITET, 16 Korrik 2025, 12:58

Ngjarja e rëndë: U aksidentua me makinë, humb jetën 21-vjeçarja shqiptare

Ngjarja e rëndë: U aksidentua me makinë, humb jetën

Një 21-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në Gjermani si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në  autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen në Gjermani të enjten.

E reja nga Kosova u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe ditën e shtunë, fatkeqësiht ndërroi jetë.

Ditën e sotme, në orën 16:00, Yllka do të përcillet për në banesën e fundit.

Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të enjten, kur e reja ishte duke udhëtuar me makinën e saj drejt Reutlingen, kur dyshohet se humbi kontrollin mbi automjetin. Si pasojë, automjeti doli nga rruga dhe u përmbys disa herë.

Ajo ndërroi jetë tre ditë më vonë, të shtunën, si pasojë e plagëve të rënda që mori. Autoritetet gjermane e kanë konfirmuar zyrtarisht vdekjen e saj ditën e djeshme.

Policia gjermane ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik.

Ngjarja e rëndë: U aksidentua me makinë, humb jetën