TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot në një takim Tilman Kuban, anëtar i Bundestagut gjerman dhe zëdhënës për Çështjet Evropiane i grupit parlamentar CDU/CSU , si dhe David Preisendanz, deputet dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit, ministri Vengu vlerësoi se “angazhimi i ripërtërirë i Gjermanisë në Evropën Juglindore vjen me një qartësi të re e cila mbart një rëndësi strategjike për procesin tonë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
Fokusi i shtuar tek siguria, fuqizimi i industrisë së mbrojtjes dhe stabiliteti gjeopolitik në kontinent, sipas tij, janë sfida që tejkalojnë kufijtë kombëtarë dhe kërkojnë një qasje të përbashkët dhe punë në ekip.





