AKTUALITET, 16 Korrik 2025, 11:38

Vrasja e Xhuvanit/ Kërkoi lirimin me kusht, shtyhet seanca për Paplekajn! Ja arsyeja dhe kur do të zhvillohet gjyqi i radhës

Vrasja e Xhuvanit/  Kërkoi lirimin me kusht, shtyhet seanca për

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Durrësit për shqyrtimin e kërkesës së Arbër Paplekajt i cili ka kërkuar lirimin me kusht nga qelia.

Gjyqi i radhës do të zhvillohet më 19 shtator në orën 09:45. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një përfaqësuesi të shërbimit të provës.

Gjykata e Apelit e ka dënuar me 7 vjet burg Arbër Paplekajn për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, krim i ndodhur më 21 Prill të 2021 në qytetin e Elbasanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Ish-efektivi i RENEA ishte dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 22 vite burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, por kishte pretenduar se krimin e kishte kryer për vetëmbrojtje.

Ky argument u pranua nga trupa gjykuese, e cila e dënoi Arbër Paplekajn për akuzën “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.