AKTUALITET, 16 Korrik 2025, 12:30

'Furtunë' në burgje/ Emërohen drejtuesit e rinj në burgun e Peqinit dhe të Elbasanit

'Furtunë' në burgje/ Emërohen drejtuesit e rinj në

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka emëruar drejtuesit e rinj në Burgun e Peqinit dhe në Burgun e Elbasanit.

Kështu, në Burgun e Peqinit është emëruar drejtor Altin Ago. Kujtojmë se ky institucion i vuajtjes së dënimit ka qenë me drejtues të komanduar që prej Prillit 2025, pas dorëheqjes së ish-drejtorit Florenc Doka.

Ndërsa në Burgun e Elbasanit është emëruar drejtor Qazim Hoxha.

Emërimet e reja janë bërë një ditë më parë nga Drejtoria e Burgjeve. Në lidhje me kontrollet në burgje, mësohet se janë kontrolle rutinë dhe verifikuese, pas shkrimeve që kanë dalë në media në lidhje me disa takime në Burgun e Reçit, të cilat deri më tani nuk janë verifikuar.