AKTUALITET, 1 Gusht 2023, 17:41

Ngacmoi se*sualisht 44-vjeçaren, pranga 48-vjeçarit në Tiranë

Ngacmoi se*sualisht 44-vjeçaren, pranga 48-vjeçarit në

Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar, banues në fshatin Shëngjergj, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A. Rr.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast ka nisur procedimi penal edhe për shtetasin me inicialet A. M., 44 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj.

Ky i fundit sipas policisë, dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin A. Rr. dhe ka dëmtuar automjetin e tij.