AKTUALITET, 10 Nëntor 2023, 22:12

Ngacmoi 14-vjeçaren, arrestohet shoferi i linjës së transportit të nxënësve në Këlcyrë

Ngacmoi 14-vjeçaren, arrestohet shoferi i linjës së transportit
foto ilustruese

Shoferi i linjës së transportit të nxënësve ndalohet nga policia e Përmetit pasi dyshohet për ngacmim seksual ndaj një nxenëseje të mitur.

Ngjarja ka ndodhur sot ku nxënësja 14-vjeçare nga fshati Katundisht është ankuar tek mësuesja e saj në shkollën 9 vjeçare "Kamber Bënja" në Këlcyrë.

Përditë shoferi i furgonit që transporton nxënësit nga fshati Katundisht ngacmonte përmes formave të ndryshme 14-vjeçaren madje dhe fizikisht.

Kjo situatë ka qënë e përsëritshme aq sa sot minorenia u ankua tek mësuesja kujdestare pasi kjo e fundit e pa duke qarë.

Menjëherë minorenia është çuar në Policinë e Përmetit ku ka dhënë dëshmi nën prezencën e psikologut.

Vetë nxënësja ka rrëfyer momentet e sikletshme dhe ngacmimet seksuale që i bënte shoferi i furgonit.

Pas kësaj është ndaluar shoferi i furgonit cili po mbahet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, derisa Gjykata e Faktit të shprehet brenda 48 orëve me një vendim.