AKTUALITET, 10 Nëntor 2023, 20:57

Ilir Meta: Investimi kryesor i Ramës është përçarja e opozitës, përpjekjet për të krijuar balanca me limona të shtrydhur janë bajate

Ilir Meta: Investimi kryesor i Ramës është përçarja e

Kreu i PL-së, Ilir Meta, theksoi sonte se investimi kryesor i Edi Ramës, përveç kapjes së sistemit të drejtësisë, është ndarja artificiale e opozitës në vend.

Sipas Metës, kjo situatë kërkon përpjekje të jashtëzakonshme nga opozita, shoqëria civile por edhe nga vetë qytetarët, të cilët janë viktimat kryesore të kësaj klime intimiduese, mbytëse, frenuese për zhvillimin e vendit.

‘Ne e kemi shumë të qartë që gjithçka ka impaktin e saj dhe gjithçka do të kthehet në bumerang për cilindo që mendon se mund të fashisë frymën demokratike opozitare’, u shpreh Meta.

Meta: Kjo situatë nuk ka ardhur brenda as një dite as një viti dhe ballafaqimi është rruga për të dalë nga kjo situatë, transparenca dhe absolutisht i gjithë qëllimi i Ramës është që përmes shantazheve të intimidojë opozitën, opozitarizmin, të asgjesojë llogaridhënien dhe të instalojë frikën edhe brenda mazhorancës për ti kujtuar kujtdo që po të ketë një mendim ndryshe mund të ketë fatin e disa kolegëve të vetë.

Kjo situatë kërkon përpjekje të jashtëzakonshme nga opozita, shoqëria civile por edhe nga vetë qytetarët, të cilët janë viktimat kryesore të kësaj klime intimiduese, mbytëse, frenuese për zhvillimin e vendit dhe unë besoj se do të ketë një reagim të tillë.

Kjo kërkon përpjekje të mëdha sepse investimi kryesor i Ramës përveç kapjes së drejtësisë, ka qënë përpjekja për të krijuar një ndarje artificiale të opoztiës dhe të gjithë këto lojëra me vula me sigla këtë kanë synuar dhe synojnë.

Ne e kemi shumë të qartë që gjithçka ka impaktin e saj dhe gjithçka do të kthehet në bumerang për cilindo që mendon se mund të fashisë frymën demokratike opozitare.

Në diktaturë kemi hyrë prej kohësh dhe fakti që këtu firmosen marrëveshje në emër të Shqipërisë pa marrë autorizimin e presidentit apo pa u konsultuar me kuvendin, padyshim që tregon se jemi në një situatë mjaft kritike prej kohësh.

‘Përpjekja për të krijuar balanca midis limonave të shtrydhur të Edi Ramës, me përgjegjësitë gjoja të opozitës janë absolutisht qesharake dhe absurde. Synojnë të shfokusojnë opinionin nga aktualiteti, skandalet që nuk hetohen, ose hetohet deri aty ku e vendos kufirin Rama, për të mos cenuar interesat e tij, për të marrë me telenovela të së kaluarës.

Reforma në drejtësi u nis me qëllimin e mirë dhe prandaj edhe u votua nga të gjithë. Dhe nëse do të ishte zbatuar reforma siç u bënë ndryshimet kushtetuese, Shqipëria sot do të ishte një vend shumë i sigurtë, ku nuk do të iknin kaq shumë shqiptarë, do të ishte një vend që nuk do të ishte i fundit në rajon përsa i takon varfërisë, pagave.

Nuk do të ishte një vend i parë në këtë rajon nga çmimet, që nga çmimet e karburantit edhe pse jemi një vend që prodhojmë. Që nga borxhi që është më i larti dhe më i rrezikshmi për stabilitetin ekonomik të vendit në të ardhmen. Polarizimi shoqëror që është më i ashpëri, e kështu me radhë.

Reforma u kthye në Ramaformë. Zgjedhja e kryeprokurores së përkohshme me 69  vota në vend të 84, kapi dhe sistemin e akuzës’, tha kryetari i PL-së, Ilir Meta në SYRI TV.