AKTUALITET, 10 Nëntor 2023, 21:37

Rama ndan videon, bashkë me Lindën në darkën zyrtare me Presidentin Macron

Rama ndan videon, bashkë me Lindën në darkën zyrtare me

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë, ku edhe është mbajtur Forumi i Paqes në Paris.

Rama ka shpërndarë në Facebook, video të momentit ku edhe ka mbërritur në darkën zyrtare me presidentin Macron, teksa shihet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda.

“Paris, Élysée Palace – Për darkën zyrtare me Presidentin Macron”, shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri Rama do të propozojë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin e pengjeve si dhe tërheqjen e trupave nga zona e konfliktit. Ky plan do t’i prezantohet Presidentit Francez Emmanuel Macron.

Në forumin e paqes në Paris, që do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor, do të marrin pjesë mbi 50 shtete.