TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sërish sot Lulzim Bashën se kishte gjobitur biznesmenët që sulmonte, për të përfituar për qëllime personale. Duke sjellë rastin e sulmit ndaj një biznesmeni ndërtimi, Berisha tha se Basha i kishte vënë gjobë ndaj e sulmonte. Dhe për të gjitha këto Berisha tha se nuk dinte gjë.
"Lulzim Basha i kishte vënë gjobë atij të kullave, prandaj e sulmonte. Edhe Papulin e sulmoi qëllimisht
Ndryshimi është si nata me ditën. I madh shumë.
I pari, ai tradhtoi aksionet e demokratëve, kurse unë u dal zot atyre gjer në ditën e fundit të jetës sime.
I kam dalë zot atij aksioni edhe kur nuk kisha asnjë funksion drejtues.
Ndryshimi është shumë i madh.
Këto që them janë të vërteta. Koha provoi se ai ishte një fatkeqësi, nuk po e lëshoj gojën më shumë. Ai përdori qenien në krye të PD, lëvizjen, forcën politike për qëllime tërësisht personale.
Këto janë të faktuara dhe do faktohen gjëra të tjera.
E dëgjuat historinë e kullave? Ky i kishte vënë gjobë atij, prandaj e sulmonte.
Apo, e theksova edhe mbrëmë, Papulin? Papulin e paska sulmuar nja dy-tre herë në parlament Paplulin se po ndërtonte ai kulla. Kur del, shkon dhe merr dy-tre vila te Papuli.
Ndryshimi është si nata me ditën. Ai është një fatkeqësi për opozitën.
Nga ta dinin demokratët se ka një njeri të tillë? Nga ta dija unë se ai ishte i tillë? Tani dalin gjërat"- u shpreh Berisha.