TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti socialist, Arben Pëllumbi, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se presidenti Makron premtoi 600 milionë euro për 4 vitet e ardhshme nga Franca për Shqipërinë. Kjo deklaratë u kundërshtua nga analisti Neritan Sejamini që u shfaq mosbesues dhe që deklaroi se edhe BE-ja nuk ka parashikuar asgjë për vendet e Ballkanit, edhe pse u premtuan nga presidentja e BE-së, Ursula von der Leyen, gjatë një konference në Tiranë.
Biseda
Sejamini: E di çfarë ka Makroni? Më thuaj sa janë investimet e Francës, sa para i dha Shqipërisë?
Pëllumbi: 600 milionë.
Sejamini: Sa, sa?!
Pëllumbi: 600 milionë në 4 vite.
Sejamini: Çfarë i dha, ndihmë?
Pëllumbi: Jo mor zotëri se s’të jep kush ndihmë, por kredi.
Sejamini: Zero, Nuk ka mundësi.
Pëllumbi: Të lutem shumë, 600 milionë euro përmes Agjencisë Franceze.
Sejamini: 600 milionë do të ishte lajmi i parë. Do të dilte Rama...
Pëllumbi: Po nuk tha Bashkimi Evropian për 30 miliardë euro!
Sejamini: Jo, jo. BE ka dhënë zero. Rama ka gjetur mënyrën se si në Shqipëri të jetë i dobishëm për ta. Ardhja në Shqipëri u shërbente edhe atyre, për ta mbajtur Ballkanin me ca ëndrra, për të thënë se ja erdhëm, po ju begenisim. Ai 30 miliardëshi për mua që studioj buxhetet, nuk ekziston askund në BE, as për këtë vit, as për vitin pasardhës për tjetrin. Nuk është fare. Po 300 miliardë, pse jo, e them unë. Markoni 600 milionë? 6 miliardë se nuk e ka askund.
Pëllumbi: Ti thua se vijnë këtu për qoka, për të na gënjyer. Po mo ne qenkemi kërthiza e Evropës që vijnë për të na bërë qoka.
Sejamini: Von der Leyen tha se i kam 2 miliardë por do t’i japim kur të realizoni disa reforma, se i kam të kushtëzuara. Pra zero.