TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një grua dyshohet se është vetë hedhur nga një furgon pasagjerësh që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në vendin e quajtur Papër. Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi 55 vjeçe nga Rrogozhina. Ndërkaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po dokumenton prova dhe dëshmi për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të pazakontë.
Viktima, njihej prej vitesh si shitëse ambulante e misrave të pjekur.
Duke iu referuar dëshmisë së pasagjerëve të tjerë, Merushe Gjuzi ishte ulur në vendin e parë dhe krejt papritur hapi derën e furgonit dhe u hodh.
Sipas tyre, të gjithë kanë qenë të pavëmendshëm. Ata e kanë pasur vëmendjen te telefonat dhe gjithçka ndodhi në pak sekonda. Pasagjerja ka qenë e ulur në vendin e parë. Ka hapur derën dhe është vetëhedhur. Të gjithë zbritën për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, por përplasja ka qenë fatale.