AKTUALITET, 5 Prill 2023, 13:43

Takimi me ambasadoren e BE dhe SHBA/ Celibashi: Diskutuam mbi shitblerjen e votës dhe figurën e kandidatëve për 14 maj, zgjedhjet janë test për demokracinë

Takimi me ambasadoren e BE dhe SHBA/ Celibashi: Diskutuam mbi shitblerjen e

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka zbardhur takimin me ambasadoren e SHBA Yuri Kim dhe atë të BE, Christianne Hohmann, ku shkruan se ka biseduar për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Celiabashi në ‘Facebook’ shkruan se gjatë takimit janë ngritur shqetësime mbi shpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë dhe shitblerja e votës por dhe figura e kandidatëve që do të garojnë për t’u zgjidhur, ndërsa thekson se dy ambasadoret janë shprehur se zgjedhjet janë një test për demokracinë shqiptare.

Sakaq shton se i ka garantuar ambasadoreve se KQZ do të veprojë në zbatim me ligjin dhe se do të dyfishohen institucionet raportuese.

Postimi i plotë:

Në KQZ Shqiperi sot me Ambasadoren e European Union in Albania, Christianne Hohmann dhe Ambasadoren e U.S. Embassy-Tirana, zj Yuri Kim, bashkëbiseduam mbi përgatitjet e zgjedhjeve #Vendore14Maj2023, shpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë, dukurinë e shitblerjes së votës, transparencën e financimeve në zgjedhje dhe pastërtine e figurës së kandidatëve që do të garojnë për t’u zgjedhur.

Ambasadoret Hohmann dhe Kim theksuan se zgjedhjet e 14 Majit nuk janë thjesht për të zgjedhur qeverisjen vendore, por një test i mirëfilltë për progresin e demokracisë shqiptare dhe se të gjithë sytë e partnerëve ndërkombëtarë janë fokusuar mbi këto zgjedhje.

Theksova dyfishimin e institucioneve shtetërore raportuese në #KQZ, ndalimin e mbi 20 aktiviteteve publike, trefishimin e numrit të sanksioneve nga #KQZ dhe garantova Ambasadoret Kim dhe Hohmann se #KQZ do të vijojë të mbetet e baraz larguar nga politika dhe do të veprojë vetëm në zbatim të ligjit.

Falenderova Ambasadoren e Bashkimit Europian dhe Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fortë ndaj KQZ dhe kontributin e tyre për institucionin.