TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme mbi raportet me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndërsa është ndalur edhe tek ndryshimet që Meta bëri në strukturat e Partisë.
E ftuar në emisionin "Real Story", Kryemadhi theksoi se veprimet e tij të asaj natyre ndodhin kur ai kupton se diçka nuk shkon. Kryemadhi i ka cilësuar ndryshimet si një lëvizje e mirë, ndërsa është shprehur se gjërat kanë evoluar për mirë.
“Çdo gjëje që ka kaluar mund t’i bëjmë një analizë, por është ende herët për të bërë një analizë të ftohtë. Punët e brendshme brenda PL-së sot, gjithë vërejtje e mia i kam ngritur në mbledhjet ku kam marrë pjesë. Është një e drejtë e presidentit të partisë për të bërë ekipin, sepse ai do të marrë përsipër dhe të mirat dhe të këqijat e drejtimit. Ai ka pasur zgjedhjet e veta, mitologjinë e vet, nuk është hera e parë, kur ai e ndjen që diçka nuk shkon, ai reagon në atë mënyrë. Megjithatë gjërat kanë evoluar”, tha Kryemadhi.
E pyetur a ndihet e tradhtuar nga bashkëpunëtorët, Monika Kryemadhi u shpreh se ndjehet e zhgënjyer.
“Nuk mund të them se ndihem e tradhtuar, sepse nuk i kam ftuar të bëjnë ndonjë aksion politik. Ndihem e zhgënjyer, sepse ka një gjë në jetën politike, se në jetën shoqërore kanë interesat e tyre. Një politikan e bën të suksesshme dhe solid karakteri, ti mund të mos jesh dakord me qëndrimet e mia politike. Ka njerëz që kanë frikë t’i urojnë edhe ditëlindjen Kryemadhit për 50 -vjetorin. Vetëm nuk jam, kam shumë miq, mikesha, shokë, profesionistë, të cilët janë krah meje. Jam e lumtur dhe e qetë”, deklaroi Kryemadhi.