AKTUALITET, 30 Korrik 2023, 12:52

Dyshohet se qëlloi me armën e shërbimit, Taulant Balla përjashton punonjësin nga Garda. Policia e ndalon

Dyshohet se qëlloi me armën e shërbimit, Taulant Balla

Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla është përjashtuar nga Garda e Republikës, Marin Nikolla, i cili sot u përfshi në një konflikt në Hamallaj, ku dyshohet se ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

Po ashtu në njoftimin e ministrisë së Brendshme thuhet se “Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij”.

“Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit.

Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës”, sqaron ministria.