AKTUALITET, 11 Korrik 2025, 21:42

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa

Policia e Shtetit ka vijuar me rotacionet në nivel drejtuesish, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate në qytete të ndryshme të vendit, si dhe në sektorin e kufirit dhe hetimeve.

Ndryshimet e tjera në polici në rang komisariatesh

Ajet Bega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin.

Leonard Ndreka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh.

Krenar Guçe është emëruar Zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Gentian Dedej është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec.

Faik Ruko do të jetë shef i Komisariatit të Policisë Korçë.

Florian Dano do të drejtojë Policinë Kufitare në Dibër.

Elvid Shehu është emëruar në Policinë Kufitare në Sarandë.

Ferit Merkaj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Himarë.

Kliton Zharri do të jetë shef i Komisariatit të Policisë në Cërrik.