TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka hapur sesioni e ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë fjalës hapëse, ajo bëri një renditje të çështjeve që pritet të përmbushë parlamenti gjatë këtij sesioni parlamentar.
Nikolla bëri me dije se prioritete të Kuvendit do të jenë mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, zgjatja e organeve të vetingut dhe Reforma Zgjedhore, por pa lënë mënjanë nismat e propozuara ose që mund të propozohen në respektim me Kushtetutën.
“Ky sesion do të jetë sesioni i mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare, këtë e dëshiron përveç nesh që jemi këtu dhe popullit shqiptar, edhe Komisioni Evropian dhe të gjitha vendet anëtare.
Ndërkohë Kuvendi do të hartojë të zbatojë planin e veprimit të Komisionit Evropian që përbëhet nga 22 masa dhe 11 nënmasa.
Reforma e drejtësisë do të jetë një proritet edhe gjatë këtij sesioni për zgjarjen e mandatit të organeve të vetingut. Kuvendi do të përmbushë në kohë vakancat në mënyrë që sistemi i drejtësisë të funksionojë.
Reforma zgjedhore do të jetë një tjetër prioritet i sesionit të ri parlamentar, bashkëpunimit me OSBE për realizimin e rekomandimeve.
Veprimtari gjatë këtij sesioni do të përqëndrohet në garantimin e lirive dhe të drejtave si dhe mirëqënies së qytetarëve. Gjatë sesionit të kaluar deputetët u përqëndruan në luftën kundër dhunës së grave. Gjatë këtij sesioni do të konkretizohen këto rregullime ligjore në bashkëpunim me shoqërinë civile. Komisionet do të shfrytëzojnë më së miri punën e tyre për të prodjuar akte ligjore që tu paraprijnë nevojave të zhvillimit të vendit. Kuvendi do të vijojë të mbësjhtesë nismat e nisura por dhe ato që do të propozohen në respektim të Kushteutës”, tha Nikolla.