AKTUALITET, 17 Janar 2022, 13:32

Përurimi i apartamenteve në Laç, Erdogan vlerësohet me titullin ‘Qytetar Nderi i Kurbinit’

Përurimi i apartamenteve në Laç, Erdogan vlerësohet me

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është vlerësuar me titullin ‘Qytetar Nderi i Kurbinit’.

Kryebashkiakja Majlinda Cara, ndërsa ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Turqia i ka dhënë vendit pas tronditjes nga tërmeti i 2019, i dorëzoi presidentit të Turqisë titullin ‘Qytetar Nderi i Kurbinit’.

‘28.12.2022 akordon titullin më të lartë ,Qytetar Nderi i Kurbinit.Me motivacionin  e solidaritetit për ndihmën në ditët e vështira të Kurbinit dhe me zhvillimin e procesit të Rindërtimit. Kjo është një pllakatë e vogël në emrin tim personal për të shprehur mirënjohjen’, tha ndër të tjera kryebashkiakja .

Erdogan po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku edhe mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të 522 banesave të qytetarëve në Laç.