TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti turk, Recep Tayip Ergodan, ka vizituar Shqipërinë, ku ka marrë pjesë në një ceremoni për inagurimin e banesave dhe pallateve të rindërtuara, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Erdogan tha se Turqia ka shpenzuar 42 milionë euro për 522 njësi banimi, ndërkohë që theksoi se vendi që ai drejton do të jetë gjithmonë krah Shqipërisë.
"Në muajin korrik 2020, filluam menjëherë ndërtimin e kantierit, edhe pse kishte shpërthyer koronavirusi. Sot po i dorëzojmë 522 njësi banimi, që kanë kushtuar 42 milionë euro. Që në këto momente, dua t’ju urojë të gjithë përfituesve, t’I gëzoni këto banesa.
Falenderoj të madhin Zot, që gjatë këtij procesi, edhe pse Turqia u sprovua me shumë fatkeqësi natyrore, tërmete, zjarre, arritëm të përmbushim dhe përmbajmë premtimin tonë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve", tha ndër të tjera presidenti.
Pjesë nga deklarata e Erdogan:
"Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurinë e miliona zemrave dhe përshëndetjet e përzemërta të popullit të Turqisë.
Ju kam sjellë njëkohësisht përshëndetjet e vëllezërve dhe miqve tuaj në Turqi, zemrat e të cilëve rrahin sëbashku me tuajat.
Nga këtu nëpërmjet jush, dua të përcjell përshëndetjet e kombit tim të nderuar për vëllezërit dhe motrat shqiptare.
Dua të theksoj faktin se jam shumë i lumtur që ndodhem këtu sëbashku me ju, me rastin e kësaj ceremonie kuptimplote dhe që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve dhe entuziasmit tuaj.
Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë, hidhërimi i Shqipërsië është hidhërimi ynë. Mirëqenien dhe paqen tuaj, e konsiderojmë të njejtë si tonën.
Duke qenë se kemi përjetuar dhimbje të ngjashme, tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, na lënduan zemrat tona si zemrat e popullit shqiptar.
Sapo morëm lajmin e hidhur për tërmetin, jemi vënë në lëvizje për të ndarë dhimbjen e njerëzve të zonës, që ishin prekur nga tërmeti, për tu munduar të shërojmë plagët e tyre.
Ne si shtet, duke u mobilizuar më të gjithë mundësitë tona.
Sic e theksoi miku im, zoti Edi Rama në fjalën e tij, vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë dhe jo kur thirret.
Pas tërmetit të ndodhur, kemi dërguar në Shqipëri të gjithë materialet dhe pajisjet e nevojshme të ndihmës së shpejtë dhe ekipet teknike.
Kemi bërë të mundur ndjekjen nga afër të të gjithë punimeve që sapo kishin filluar.
Unë personalisht jam aktivizuar dhe morëm sëbashku iniciativa që përgjatë procesit të tërmetit, filluam kontaktet me komunitetin ndërkombëtar dhe organizatën e bashkëpunimit islamike.
Fakti që Turqia ishte një nga shtetet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, është shenjë e solidaritetit të fortë mes nesh.
Për të lehtësuar sadopak dhimbjen, barrën e familjeve të prekur nga tërmeti, morëm vendim me zotin kryeministër, duke firmosur memorandum mirëkuptimi, që shtëpitë, banesat, apartamentet e rrënuar, të rindërtoheshin nga zero.
Në muajin korrik 2020, filluam menjëherë ndërtimin e kantierit, edhe pse kishte shpërthyer koronavirusi.
Sot po i dorëzojmë 522 njësi banimi, që kanë kushtuar 42 milionë euro. Që në këto momente, dua t’ju urojë të gjithë përfituesve, t’I gëzoni këto banesa.
Falenderoj të madhin Zot, që gjatë këtij procesi, edhe pse Turqia u sprovua me shumë fatkeqësi natyrore, tërmete, zjarre, arritëm të përmbushim dhe përmbajmë premtimin tonë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Po theksoj një gjë, një parim besimi, shenja e vëllazërisë nuk është të vish kur të thërrasin, por të qëndrosh pranë vëllait tënd kur ai ka nevojë. Ne tani e tutje, do të vijojmë t’ju qëndrojmë pranë.
Shpresoj që kjo miqësi me baza kaq të forta do të vazhdojë deri në pafundësi"