TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka mbërritur rreth orës 14:20 në Kryeministri ku ka nisur një takim me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.
Pas takimit, sipas axhendës, ku do të nënshkruhen disa marrëveshjeve, do të mbahet edhe konferenca e përbashkët për shtyp.
Axhenda e presidentit turk do të vijojë në orën 16:00 me ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut.
Në orën 17:00 do të jetë përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë ndërsa në orën 18:00 ai do të niset drejt aeroportit të Rinasit, duke përmbyllur kështu vizitën e tij në Tiranë.