AKTUALITET, 19 Korrik 2022, 22:35

Policë të plagosur dhe tifozë të shoqëruar, ja çfarë ndodh në “Air Albania” pas ndeshjes (VIDEO)

Policë të plagosur dhe tifozë të shoqëruar, ja

Pas përfundimit të ndeshjes mes Tiranës dhe Zrinjskit në “Air Albania” ka përfunduar në përleshje mes tifozëve të huaj dhe policisë shqiptare.

Në pamjet e publikuara nga News24, duken efektet e përleshjes me karrige dhe sende të shpërndara në terren, ndërsa policia ka nisur shoqërimin e disa prej tifozëve.

Si pasojë e përplasjes, disa policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa mësohet se është qëlluar me shishe dhe mjete qelqi të marra nga lokale jashtë stadiumit.