AKTUALITET, 17 Maj 2024, 08:54

Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste

Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon

SPAK ka lëshuar 50 urdhër-arreste dhe po zhvillohen aksione në qytete të ndryshme të vendit për kapjen e personave në kërkim.

Mësohet se forcat e policisë po zhvillojnë një aksion në Nikël në banesën e Durim dhe Valter Bamit, si edhe në banesat e disa të fortëve të Niklës të shumëpërfolur në botën e krimit.

Gjithashtu kanë zbarkuar në Vlorë tek shtëpia e Fatmir Hysenit, ndërsa në Durrës tek grupi Avdylaj.

Ndërkohë mësohet se operacioni është zhvilluar gjatë natës edhe në Fushë Krujë në fshatrat Larushk e Nikël.

Sipas burimeve është kontrolluar banesa e Albert Zajës në Larushk i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë edhe vetë drejtori i policisë së Tiranës. Nuk dihet ende nuk dihet ‘objektivi’ i këtij aksioni.

Ende nuk dihet ende për çfarë hetimi të Prokurorisë së Posaçme bëhet fjalë.