TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duke nisur nga nesër, do të ketë ndërhyrje për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas). Punimet do të shoqërohen me devijim të trafikut.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim ku udhëzohen drejtuesit e mjeteve si do të devijohet trafiku.
Kryerja e punimeve do të bëhet përgjatë gjithë ditës me orë të zgjatura dhe do të ndahet me 3 faza si më poshtë: faza e parë drejtimi Qafë Kashar–Universiteti Epoka, faza e dytë: Universiteti Epoka–Rinas aeroport dhe faza e trete: Rinas aeroport -Kryqëzim Rinas.
Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut të punimeve të miratuar, i cili do të zgjasë për një periudhë 30 ditore, por kjo është edhe në varësi të kushteve atmosferike. Nëse do të jetë mot i papërshtatshëm, me reshje shiu, grafiku do të shtyhet me përmirësimin e motit.
Në datën 10.01.2022, ora 05:00 do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas), punimet do të ndiqen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit.
Punimet e planifikuara kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore dhe konsistojnë në:
– Skarifikimin e shtresave egzistuese asfaltike dhe realizimin e të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë.
– Rifreskimin e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë rrugore përgjatë të gjithë segmentit rrugor Kryqëzim Rinas–Rinas-Qafë Kashar. Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut të punimeve të miratuar, i cili do të zgjasë për një periudhë 30 ditore kjo edhe në varësi të kushteve atmosferike. Nëse do të jetë mot i papërshtatshëm, me reshje shiu, grafiku do të shtyhet me përmirësimin e motit.
Kryerja e punimeve do të bëhet përgjatë gjithë ditës me orë të zgjatura dhe do të ndahet me 3 (tre) faza si më poshtë:
FAZA E PARË: DREJTIMI QAFË KASHAR–UNIVERSITETI EPOKA
Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 7-10 ditë.
Mjetet do të udhëzohen të përdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore. Segmenti i autostradës Qafë Kashar–Vorë dhe Vorë–dalje Fushë Krujë–Kryqëzim Rinas–Rinas (Aeroport)–Universiteti Epoka dhe anasjelltas do të jetë i aksesueshëm.
FAZA E DYTË: UNIVERSITETI EPOKA–RINAS AEROPORT
Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 5-7 ditë.
Mjetet do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në Dalje Autostradë-Drejtimi Durrës.
Gjatë Fazës së parë dhe të dytë të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas).
FAZA E TRETE: RINAS AEROPORT -KRYQËZIM RINAS
Punimet në këtë segment do të vazhdojë për 7-10 ditë.
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë Rrugore dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes, orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimnit të miratuar dhe për të shmangur bllokimin e qarkullimit.
⚠️Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.
