AKTUALITET, 9 Janar 2022, 18:37

Makina përplas 19-vjeçaren në Elbasan

Makina përplas 19-vjeçaren në Elbasan

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.

Një makinë që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.Xh. 28 vjeç, përplasi një 19-vjeçare që lëvizte në këmbë.

E reja me iniciale M.Xh. u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 09.01.2022, rreth orës 17:45, në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, shtetasi A. Xh., 28 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M. Xh., 19 vjeçe banuese në Elbasan, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.