AKTUALITET, 9 Janar 2022, 15:55

Berisha: Lulzim Brava ka nxjerrë armët jashtë selisë së PD me makinën e tij

Berisha: Lulzim Brava ka nxjerrë armët jashtë selisë së

Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se ky i fundit ka nxjerrë armët jashtë nga selia e PD-së me mjetet e tij.

Lulzim Basha është në armiqësi totale me të gjithë familjen demokrate, më të vdekur dhe të gjallë.

"Ai ka ndenjur deri në orët e para të mëngjesit për të bërë listat e arrestimit të demokratëve.

Ai ka mbajtur në seli vrasësit dhe ka nxjerrë jashtë me makinën e tij, armët në mënyrë që nëse policia do të futej në seli, të mos i gjente vrasësit e tij të armatosur", tha Berisha.