TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Krim i rëndë brenda familjes në Vaun e Dejës, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri gruan e tij.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në fshatin Nenshat, teksa mësohet se viktima është Xhuliana Topalli, 40 vjeçe.
I plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i viktimës, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.
Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa detaje të tjera priten të bëhen të ditura në vijim.