TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gentjan Bejtja dhe Klodian Stafuka janë dy personat e plagosur me armë zjarri të cilët kanë përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë mbrëmjen e sotme.
Ata janë qëlluar teksa lëviznin me makinë pranë shkollës së fshatit Larushk në zonën e Fushë Krujës. Mësohet se Bejtja është plagosur në krah me armë zjarri.
Nga të shtënat, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë, është dëmtuar Klodian Stafuka i cili ishte pasagjer në makinë.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim.