AKTUALITET, 18 Korrik 2022, 21:49

“Nëse kandidon Iliri, do të jetë luftë!”/ Nikoll Lesi: Meta nuk e fiton dot Bashkinë e Tiranës, Lali Eri është një hap para!

“Nëse kandidon Iliri, do të jetë luftë!”/ Nikoll
Nikoll Lesi, Ilir Meta dhe Erion Veliaj

Nikoll Lesi ka komentuar spekulimet se Ilir Meta mund të jetë kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, përballë Erion Veliajt në zgjedhjet lokale të vitit 2023. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lesi tha se kjo do të ishte një betejë shumë e fortë për kryeqytetin, por sipas tij, Erion Veliaj është një hap para dhe Meta nuk e mposht dot. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ndryshe nga Edi Rama, që ti edhe e ke kritikuar, për këtë lali Erin…

Nikoll Lesi: Lali Eri, kryetari i bashkisë, në punët e bashkisë ka punuar mirë. Them që edhe në zgjedhjet e ardhshme, ai i fton zgjedhjet.

Ylli Rakipi: Po sikur të vihet Ilir Meta? Se ti ke shkruar disa herë që aty mund të kandidojë Ilir Meta.

Nikoll Lesi: Këtë të Ilirit nuk e di. Do të jetë një Waterloo, por Lali Eri është një hap përpara. Mos harro, që Lali Eri ka edhe një lidhje të kryqëzuar me George Sorosin e madh.

Ylli Rakipi: Këto janë përralla o Niko…

Nikoll Lesi: Sorosi lë një zëvendësues gati!

Ylli Rakipi: Sorosi është 90 e ca vjeç tani. Dali i Sorosit, duket një djalë shumë i zakonshëm. Nuk përsëritet George Soros gjithë ai spekulant i madh. Po ti pse e ke këtë marrëdhënie me Lalin? Apo mendon se po vjen Lali?

Nikoll Lesi: Jo, jo, çfarë marrëdhënie?

Ylli Rakipi: Më i kujdesshëm je.

Nikoll Lesi: Kur punon mirë, patjetër mirë do i themi ne. Por kemi bërë edhe kritika.