AKTUALITET, 18 Korrik 2022, 21:41

Nikoll Lesi: Duhet ligj për regjistrimin e portaleve, jam dakord me Edi Ramën!

Nikoll Lesi: Duhet ligj për regjistrimin e portaleve, jam dakord me Edi
Nikoll Lesi në TPZ

Nikoll Lesi thotë se nisma e qeverisë për regjistrimin e portaleve duhet të konkretizohet me një ligj, por jo të abuzohet duke i kontrolluar mediat nëpërmjet propozimit të qeverisë për të ashtuquajturën "paketa anti-shpifje". 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lesi deklaroi se portalet e shumta anonime kanë vrarë gazetarinë në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Si ka ndryshuar media nga koha kur kishte vetëm gazeta?

Nikoll Lesi: Ka ndryshuar shumë. Kjo mënyrë dixhitalizimi, që çdo njeri bën portal, e ka vrarë gazetarinë. Portalet anonime, Edi Rama që kërkoi ligj specifik për portalet, jam me Ramën në këtë kërkesë, por jo me mënyrën se si kërkon ta kontrollojë.

Ylli Rakipi: Jam dakord me konstatimin, por sëmundja nuk është vetëm te portalet, por e gjithë media. Edhe media klasike. Në median shqiptare, kanë plasur gjobat në mënyrë të frikshme. Edhe biznesmenët janë trembur shumë dhe fshihen. Disa prej tyre po blejnë edhe media për tu mbrojtur. Por këtë nuk e bëjnë portale vetëm, por media tjetër e rëndësishme dhe ky është fenomeni më i tmerrshëm.
Saliu rrihte gazetarët, por nuk i bleu me para. Tani është rritur deri në atë masë, sa ka arritur kulmi.

Nikoll Lesi: E kam parë dhe dëgjuar kolegë të ndryshëm. Është një problem i vështirë, sepse nuk e menaxhon dot këtë lloj stuhie, portalesh, gjobëvënie. E vështirë për momentin. Pikë së pari ligji për portalet duhet të miratohet.

Ylli Rakipi: Nuk janë vetëm portalet, janë mediat e mëdha që i ka mbajtur edhe qeveria. I ke parë ti inceneratorët? Çfarë produkti kishin inceneratorët që ndaheshin paratë për mediat?

Nikoll Lesi: Mediat tradicionale në fund të fundit, janë të regjistruar dhe mund ti bësh padi. Ndërsa një mori portalesh, të bëjnë sallatë dhe nuk i kap dot. Duhet patjetër një ligj, siç kërkon qeveria, por jo në atë mënyrë.