TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari dhe korrespondenti i BBC për Ballkanin Perëndimor, Guy De Launey ka zbuluar përmes një postimi të tij një episod gjatë një interviste me kryeministrin Edi Rama, teksa ai dhe qeveria e tij përballen prej më shumë se një muaji me një protestë masive qytetare, që kërkon dorëheqjen.
Sipas De Launey, “Edi Rama hapi sytë dukshëm”, kur u pyet nëse “duhet të shqetësohen për të”.
Gazetari shton më tej se “nuk e kishte fjalën për shëndetin e kryeministrit shqiptar”, por në lidhje me hetimet për korrupsion ndaj aleatëve të tij më të afërt.
Ai vijoi duke thënë se teksa ka tituj se protestat në Shqipëri kanë të bëjnë me flamingot dhe Jared Kushnerin, “në të vërtetë pas tyre fshihet shumë më tepër. Madje, pothuajse gjithçka”.
De Launey tregoi se e pyeti Ramën “nëse aleatët tuaj më të afërt politikë janë nën hetim nga prokurorët antikorrupsion, a duhet të shqetësohemi edhe për ju?”.
Gazetari i BBC-së shkruan fjalë për fjalë:
“Sytë e Edi Ramës u zgjeruan dukshëm kur e pyeta nëse duhej të shqetësoheshim për të. Dhe unë nuk po pyesja për shëndetin e kryeministrit shqiptar. Sepse, ndërsa disa tituj do t’ju thonë se protestat e natës në Shqipëri kanë të bëjnë me flamingot dhe Jared Kushner, ka shumë më tepër se kaq. Në fakt, pothuajse gjithçka. Dhe pas gjithë kësaj qëndrojnë akuzat ndaj zotit Rama. Kështu që e pyeta: nëse aleatët tuaj më të afërt politikë janë nën hetim nga prokurorët antikorrupsion, a duhet të shqetësohemi edhe për ju? Mësoni se çfarë tha ai në reportazhin tim për BBC News.”
