AKTUALITET, 4 Korrik 2026, 21:15

"Lironi çunat" - Autokolona nga diaspora, protestë para Komisariatit nr.3

"Lironi çunat" - Autokolona nga diaspora, protestë para

Përfaqësues të diasporës shqiptare kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës masive të qytetarëve të paralajmëruar për orën 19:00, në kuadër të ditës së 35-të të tubimeve përpara Parlamentit.

Autokolona e tyre është ndalur fillimisht në rrugët e kryeqytetit ku më pas janë ndalur pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku prej së enjtes ndodhen të paraburgosur protestuesit e arrestuar gjatë protestës para sallës së seancave plenare të Kuvendit. Qëllimi i ndalesës është kërkesa për lirimin e tyre.