AKTUALITET, 4 Korrik 2026, 21:38

Tirana si asnjëherë/ Protesta e 35-të mbush Bulevardin, shihni pamjet me dron

Tirana si asnjëherë/ Protesta e 35-të mbush Bulevardin, shihni

Pamjet me dron nga protesta e zhvilluar në Tirana kanë treguar një pjesëmarrje të madhe qytetarësh, përfshirë edhe emigrantë të ardhur nga diaspora, të cilët janë bashkuar në tubimin masiv në  bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara kryeministrisë.

Nga pamjet shihen mijëra qytetarë  që janë mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta vijon të jetë pjesë e një serie tubimesh ku qytetarët shprehin pakënaqësi dhe kërkojnë ndryshime politike në vend.

Protesta e kësaj të shtune është e 35-ta radhazi.