TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër pas protestës së zhvilluar në Tiranë, duke dënuar simbolikën e përdorur gjatë tubimit, ku protestuesit mbanin një arkivol përpara Kryeministrisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe publikoi edhe pamje nga protesta, duke e cilësuar këtë akt si të papranueshëm dhe ekstremist. Sipas tij, përdorimi i arkivolit nuk mund të interpretohet si simbolikë politike apo “poezi proteste”, por ka vetëm një kuptim të drejtpërdrejtë.
“Arkivoli nuk është poezi! Arkivoli këtu e kudo, në çdo vend dhe për çdo popull, ka vetëm një funksion e një kuptim – vdekje!”, shkroi Braçe.
Ai e cilësoi këtë akt si “përtej urrejtjes” dhe si shenjë të asaj që e quajti ekstremizëm të dhunshëm në diskursin publik, duke shtuar se pamje të tilla nuk kanë vend në një demokraci evropiane.
“Shqipëria e re me këtë pamje është ekstremiste, e turpshme, e papranueshme!… Demokracia liberale e Evropës ku jetojmë nuk ka lidhje me këtë ndyrësi ekstremiste! Refuzojeni!”, shtoi ai.
Postimi i Braçes:
“BULEVARDI I TIRANËS, SOT.
NEEEEVEEEERIIIIIII!
SHQIPËRIA E RE ME KËTË PAMJE ËSHTË EKSTREMISTE, E TURPSHME, E PAPRANUESHME!
Dhe mos u mundoni ta justifikoni;
ARKIVOLI NUK ËSHTË POEZI!
Arkivoli këtu e kudo, në çdo vend dhe për çdo popull, ka vetëm një funksion e një kuptim – VDEKJE!
Kjo që shoh është përtej urrejtjes, është qëllimi i ekstremizmit të dhunshëm që po dominon prej ditësh këtë vend!
DEMOKRACIA LIBERALE E EVROPËS KU JETOJMË, KU PO NEGOCIOJMË E PLOTËSOJMË KUSHTET E SAJ, NUK KA LIDHJE ME KËTË NDYRËSI EKSTREMISTE!
Refuzojeni! NUK MUND TË JETË KJO E ARDHMJA E KËTIJ VENDI!”, shkruan Braçe.