TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident me pasojë plagosjen e një 75-vjeçari ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë.
Mësohet se një automjet që drejtohej nga S.Q., 42 vjeç, ka përplasur të moshuarin me inicialet Gj.G., 75 vjeç.
Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa gjendja e tij nuk dihet.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Më datë 29.09.2022, rreth orës 18:30, në rrugën "Teli Samsuri", Korçë, automjeti tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi S. Q., rreth 42 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin Gj. G., rreth 75 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.