TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Neritan Sejamini ka komentuar daljen e sotme publike të kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili gjatë një bashkëbisedimi me studentë në Shkodër, deklaroi se mediat do të zhgënjehen pas kritikave që kanë bërë për SPAK lidhur me çështjen McGonigal, sepse e kanë nisur hetimin që në vitin 2022.
Sejamini tha se dalja e Dumanit ishte e gabuar, sepse tregoi protagonizëm të tepruar, duke dashur të shfaqet si yll televiziv dhe duke përfunduar si "delirant dhe inatçor".
"Zoti Dumani nuk duhet të dalë në publik, nuk duhet ti shërbejë NGO-ve, seminareve, por vetëm drejtësië. Të flasësh me studentë, pionerë, etj, është banalizim total.
Është absurde të mendosh dhe të presim që SPAK të jetë oaz dhe ata të jenë qenie krejt ndryshe nga çdokush prej nesh.
Fjalimi i tij është inatçor, thotë do të zhgënjehen mediat se ne e kemi hapur hetimin për "McGonigal". Po pse nuk e ka thënë ai? Siç e kanë thënë për Berishën.
Sa më pak të flasë, aq më mirë është për të. Mos bjer në kurthin e të ndjerit yll në publik dhe pastaj bëhesh inatçor dhe delirant dhe e shpreh në dalje publike të pamatura. Kjo të gërryen besueshmërinë.
Unë jam i bindur se zoti Dumani është i ndershëm dhe ai mendon se po bën mirë", tha ndër të tjera Sejamini.