AKTUALITET, 25 Janar 2024, 18:56

Operacioni ‘Tempulli 2’/ Lihen në burg 42 nga të arrestuarit në Durrës

Operacioni ‘Tempulli 2’/ Lihen në burg 42 nga të

Ka përfunduar seanca për masën e sigurisë për 49 të arrestuarit në operacionin ’Tempulli 2’.

Mësohet se 7 prej tyre janë lënë të lirë, ndërsa 42  të tjerët në arrest me burg.

Kujtojmë që një ditë më parë, në gjykatën e Durrësit është caktuar masa e sigurisë për 6 të arrestuar të tjerë. Tre prej të cilëve u lanë në arrest me burg, ndërsa tre të tjerë arrest shtëpie.