AKTUALITET, 25 Janar 2024, 16:18

Aksident në Belsh, kamioni përplas një kalimtare  

Aksident në Belsh, kamioni përplas një kalimtare  

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Belsh, ku një kamion ka përplasur një kalimtare.

Sipas informacioneve një grua gjatë kohës që po qarkullonte në një segment rrugor me kthesa në unazën e qytetit.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor "Cërrik-Belsh", kamioni që drejtohej nga shtetasi A. Ç., 48 vjeç, banues në Peqin, ka aksidentuar lehtë shtetasen D. T., 61 vjeçe (këmbësore), e cila po merr asistencë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.