AKTUALITET, 25 Janar 2024, 20:54

Komisioni Europian i përgjigjet Greqisë për çështjen 'Beleri': Është nën hetim, mbështesim plotësisht SPAK-un

Komisioni Europian i përgjigjet Greqisë për çështjen
Thoas Hagleitner dhe Anna-Michelle Assimakopoulou

Eurodeputetja greke Anna-Michel Asimakopoulou u kundërshtua ashpër nga zyrtari i Lartë i Komisionit Europian Thomas Hagleitner, kur tha se çështja ‘Beleri’ është një çështje europiane.

“Kjo çështje i takon drejtësisë, ne nuk komentojmë për çështje që janë në gjykim dhe për këtë çështje mbështesim SPAK-un”, tha Hagleitner, Shefi i Njësisë përgjegjëse për Politikat dhe Strategjinë Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Fqinjësia dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.
Duke pretenduar se seanca ndaj Belerit ishte vonuar dhe se atij i ishte refuzuar leja për t’u larguar nga burgu për të folur në cilësinë e tij si kryebashkiak, eurodeputetja greke Assimakopoulou tha se çështja ishte më e madhe se sa një grindje e dy vendeve.