TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj deklaroi se rrëzimin e kërkesës për heqjen e masës “arrest në shtëpi” do ta dërgojë në Gjykatën e Lartë. “Masa ndaj Berishës duhej të shfuqizohej, jo të shtrëngohej më tej, u shkel Kushtetuta, Berisha nuk i shmanget as procesit gjyqësor as hetimit, qëllimi nuk është aspak në dobi të ligjit, por krejtësisht politik, adresuam shkeljet e rënda proceduriale, do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë”, tha Gjokutaj.
Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet në arrest shtëpi, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në seancën që nisi në orën 09:00 e që zgjati pak minuta, gjyqtarja Ilirjana Olldashi shpalli vendimin, ndërkohë që vetë Berisha nuk ishte i pranishëm.
Ndërkohë, një kërkesë e dytë e Berishës do ta detyrojë gjykatën të zbresë në seancë në datën një shkurt, ku do të vlerësohet nëse është apo jo i drejtë konkluzioni i SPAK, për të mos e lejuar ish-kryeministrin që të shkojë në parlament. Për herë të parë Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që në 30 dhjetor, u paraqit në SPAK të martën, ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani.