AKTUALITET, 25 Janar 2024, 18:09

Detajet nga vdekja e policit, pas pezullimit takoi kolegët e miqtë dhe më pas u vetëvra me armën e shërbimit

Detajet nga vdekja e policit, pas pezullimit takoi kolegët e miqtë dhe

Detaje trondiste janë zbuluar nga ngjarja  e rëndë në komisariatin e Durrësit, ku oficeri Arben Pjeçi i dha fund jetës duke u vetëvra me armën e shërbimit.

Para se të kryente aktin, Pjeçi takoi në zyrë miqtë dhe kolegët e vetë. Po ashtu bën me dije se nesër do të kryhet një eksperiment pasi sipas punonjësve të policisë nuk është dëgjuar asnjë zhurmë nga shkrepja e armës.

Rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit.

Pjeçi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal. Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.